Tirana thyen frikën, banorët në rrugë për të shijuar kohën e mirë (VIDEO)

Biznese të mbyllura dhe forca të policisë dhe ushtrisë në rrugë, transmeton OraNews.

Kjo është pamja e kryeqytetit të shtunën.

Bizneset kanë ulur qepenat, por në rrugë numri i këmbësorëve ishte i konsiderueshëm.

Rezet e ngrohta dhe ajri disi më i pastër ka bërë që shumë kush të kërkojë ta shijojë këtë ditë.

Koronavirusi i ri që shkakton sëmundjen covid 19 duket se nuk është marrë seriozisht. Ndërsa qytetarët shprehen se nuk mund të qëndrojnë gjatë në banesë.

Dy ditë më parë kreu i qeverisë bëri thirrje që edhe këmbësorët të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të qëndrojnë të paktën 1 metër larg njëri-tjetrit. Në të kundërt janë paralajmëruar masa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button