fbpx

Eh, provo e mos e lësho këtë vend..

Të rinjtë janë një ndër grupet më të brishta, të cilët përgjithësisht janë të angazhuar vetëm për afate  të caktuar, nuk janë mjaftueshëm të paguar, presin gjatë për punësim, dhe nuk janë të vetëdijshëm as të informuar mirë, për të drejtat e tyre. 

Republika e Maqedonisë për këtë vit (2012) shkallën e papunësisë e ka 31,4 %,shifër kjo që është shumë e pa përballuar për qytetarët e këtij vendi. Në vitin 2007 ndodhi Kriza Botërore që shqetësoi gjithë rruzullin tokësor, e dini pse u shqetësua Amerika aq shumë? Sepse shkalla e papunësisë i kishte arritur deri në 10%, kurse Maqedonia 10 vitet e fundit asnjëherë nuk e ka pasur shkallën e papunësisë më të ulët se 30%, dhe jemi shumë të qetë në këtë aspekt, dhe as që merret ndonjë masë nga qeveria për uljen e kësaj shifre.

Sipas analizave, të bartësve të projekteve sociale, papunësia e të rinjve, është pyetje kyçe në Bashkim Evropian, dhe përmban 17,4% , ndërsa në 25 vjetët e fundit nuk është arritur asnjë progres, për uljen e saj. Problemi është edhe më i rëndë në Maqedoni, shtet ky që pretendon anëtarësimin në BE. 

Në Republikën e Maqedonisë  52,5% e të rinjve të moshës 15-24 vjeç janë kryesisht të papunë, dhe kjo shifër është e pa përballuar për popullatën tonë, ku  prej popullatës aktive të Maqedonisë qe kemi 936,256 persona, prej të cilëve 642,809 janë të punësuar ose 68,6%,ndërsa 293,448 persona ose 31,4% janë të papunë.

Qeveria harxhon miliona dhe miliarda euro për projektin ,,Shkupi 2014’’ ku janë investime jo produktive, dhe nuk ndikon në asnjë mënyrë në zbutjen apo përmirësimin e situatës së qytetarëve të cilët janë në një gjendje shumë  të rëndë, ku në këtë stinë të dimrit nuk mund të sigurojnë as kafshatën e gojës, as veshje më të trasha, as dru për t’u nxehur, madje ata qe janë nëpër fshatra edhe rrugët i kanë të bllokuara nga dëbora për të ardhur në qytet qoftë edhe për të blerë barna ose për të shkuar në spital.

Mos të harrojmë të cekim premtimet e partive politike në kohën parazgjedhore, ku të gjitha premtimet e tyre kanë të bëjnë me problemet makroekonomike të qytetarëve si zvogëlimi i papunësisë dhe rritjen e punësimit, kontrollimin e inflacionit, dhe shumë gjëra të tjera, dhe pas zgjedhjeve dalin dhe japin deklarata të tilla si: kemi rritje ekonomike këtë vit, dhe në praktikë nuk shohim një përmirësim të tillë.  

Një pjesë e të rinjve duke parë gjendjen e rëndë të tyre dhe pa perspektivën në vend, ia mësyjnë rrugëve të mërgimit, vetëm e vetëm për të pasur dhe për të tentuar për një jetë më të mirë dhe një sprovë për të shmangur skamjen që ka mbërthyer./Portalb

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button