Deri në fund të muajit nuk do të mbahen aktivitetet në Filarmoni

Institucioni kulturor Filarmonia ka anuluar gjithë aktivitetet për shkak të rekomandimeve të Qeverisë për anulimin e tubimeve dhe ngjarjeve, transmeton Portalb.mk.

Ndryshimet në agjendën e Filarmonisë vijnë për shkak të shqetësimit për virusin korona në vendin tonë.

Filarmonia ka sqaruar se gjithë biletat e porositura nga qytetarët do të kthehen, duke vizituar edhe biletaren që punon ditët e punës nga ora 10 deri në ora 14.

“Mjetet për bileta që publiku ynë tashmë i ka blerë në biletari do t’u kthehen, ndërsa nëse biletat janë blerë onlajn, atëherë blerësit duhet të dërgojnë  porosi elektronike  në  [email protected]. Në të duhet  ta citojnë  numrin e  dërgesës, datën dhe orën  kur është bërë pagesa  dhe mjetet  do t’u rimbursohen nëpërmjet rrugës elektronike”, informojnë nga IK Filarmonia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button