Tre skenarët e Qeverisë së RMV-së për tejkalimin e krizës ekonomike nga virusi korona

Virusi korona, tashmë e shpallur si pandemi nga Organizata botërore e shëndetësisë, ka ndikuar jashtëzakonisht si në ekonominë botërore, gjithashtu edhe në atë te vendit. Prandaj, Qeveria e vendit po shqyrton tri mundësi për tejkalimin  e krizës ekonomike si rezultat i pandemisë, transmeton Portalb.mk.

Tri skenarët kanë për qëllim tejkalimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga virusi korona.

“Së shpejti do të publikohen, ndërsa do të hyjnë në fuqi me siguri muajin e ardhshëm”, deklaroi zv.kryeministrja Mila Carovska.

Ajo propozoi që një nga masat të jetë shtyrja e detyrimeve (pagesave) dhe kontributeve të kompanive, kredi të bura, si dhe rekomandoi riorganizimin e orarit të punës në ndërrime.

Ajo theksoi se në momentet kur ekonomia e vendit do të jetë në krizë, as nuk do të diskutohet që Kuvendi të thirret për të sjellë ndryshime të ligjeve.

“Kur të vjen nevoja, mendoj se askush nuk do të mendon se Kuvendi duhet apo nuk duhet të mblidhet”, deklaroi Carovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button