Si mund të humbet ky rast shënimi, sulmuesi irlandez lë nam (VIDEO)

Simon Cox me shumë mundësin pas ndeshjes ia ka bërë këtë pyetje vetes: “Çfarë dreqin doja të bëja në atë moment”. Sulmuesi irlandez ishte protagonist në ndeshjen e sotme të skuadrës së tij, Western Sydney Wanderers, kundër Melborune City, transmeton ABC.

Në minutën e 69-të ai kishte mundësinë më të mirë për të shënuar për skuadrën e tij golin e epërsisë, por nuk ia doli dot dhe takimi u mbyll në barazim 1-1.

Cox pa mbrojtësin kundërshtar të gabonte me një top të kthyer drejt portierit dhe e mori topin, kaloi “gardian” e Melbourne City dhe në vijën fatale mendoi të mbronte topin, në vend që ta shtynte për në rrjetë.

Vendim i gabuar i Cox, pasi një nga mbrojtësit kundërshtar e hoqi topin nga vija fatale dhe shpëtoi skuadrën e tij nga goli. Sulmuesi irlandez nuk do ta harrojë këtë mundësi të humbur.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button