Reshjet e shiut, shemben 3 banesa në Durrës

3 banesa në Koomunën Gjepalaj të Durrësit  janë shembur si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë 24 orëve të fundit, të cilat sollën rrëshqitje të dheut. Ndërkohë, disa lagje në Durrës paraqiten probleme, si pasojë e mosfunksionimit të kanaleve kulluese, të cilat po përmbysin rrugët. 

Situata në orët e pasditës është përkeqësuar edhe në Shijak, ku mësohet se nga reshjet e rëna lumi Erzen ka dalë nga shtrati duke rrezikuar jetën e banorëve në zonat përreth saj. 

Prefekti Genci Alizoti ka bërë të ditur për News24 se 4 familje si pasojë e rrezikut që i kanosej janë larguar nga banesat e tyre. Mësohet se është mbledhur shtabi i emergjencës, e cila ka bërë largimin e banorëve drejt kavaleshencës në zonën e Plepave në Durrës. 

Gjatë ditës së sotme ka pasur problematike të vecuar, por fatmirësisht janë shënuar vetëm dëme materiale sidomos në zonat rurale të prefekturës së Durrësit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button