U prekën nga virusi edhe tre të tjerë te ekipi italian

Pas sulmuesit Dusan Vlahovic, klubi i Fiorentins ka njoftuar se edhe 3 pjesëtarë të tjerë të skuadrës, dy futbollistë dhe një fizioterapist, kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit, transemton SS.

Bëhet fjalë për sulmuesin tjetër Patrick Cutrone dhe mbrojtësin German Pezzella, si dhe fizioterapistin Stefano Dainelli, të cilën janë të konfirmuar si të infektuar me virusin që ka vënë në alarm botën mbarë.

Të tre këta, sipas njoftimit të klubit të Fiorentinës, janë në gjendje mjaft të mirë shëndetësore dhe janë future në karantinë në rezidencat e tyre në Firence, për të mos rrezikuar të tjerët përreth.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button