UEJL: Procesin mësimor e zhvillojmë online

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë, për shkak të ndërprerjes së aktiviteteve në hapësirat e universitetit për shkak të pandemisë së virusit korona, mësimin po e zhvillon në formë online, transmeton Portalb.mk.

“Universiteti i Evropës Juglindore në kushte të masave të ndërmarra nga qeveria për ndërprerjen e mësimit klasik në universitete, që nga 11 marsi, mësimdhënien e ka transferuar tërësisht në platformën online”, deklarojnë nga UEJL.

Adrian Besimi, dekan i Fakultetit të shkencave dhe teknologjive bashkëkohore në UEJL sqaroi se universiteti ku ai punon, tashmë ka përvojë në këtë çështje, pasi edhe në kushte normale zhvillohet një pjesë e ligjëratave në këtë formë.

Ata sqarojnë se për realizimin e mësimin online shfrytëzohet Google classroom.

Fakulteti Juridik i UEJL-së me mësimdhënie efektive virtuale me studentët

Duke pasur parasysh gjendjen e fundit në RMV, duke shfrytëzuar te arriturat e teknologjisë së informacionit për zhvillimin virtual të procesit mësimor, Fakulteti Juridik i UEJL-së, gjatë javës së shkuar si dhe në të ardhmen, deri sa zgjat kjo situatë, procesin e mësimdhënies do ta zhvillojë përmes platformës: “Google classroom” për të realizuar orët mësimore.

Ligjëratat mbahen sipas orarit të paraparë përmes sistemit të video-konferencës me anë të http://meet.google.com. Ndjekja virtuale e mësimit nga studentët gjatë këtyre ditëve ka rezultuar shumë i suksesshëm dhe efektiv, me çrast, do të vazhdojë si i tillë, derisa të hiqen masat institucionale anti korona virusit në RMV.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button