PSG interesohet për Mourinhon dhe Ronaldon

Sheiku Bin Abdulrahman Al-Thani ka pranuar se Paris Saint-Germain është i interesuar për transferimin e Cristiano Ronaldos dhe Jose Mourinhos.

Më herët drejtuesit e klubi francez i kanë mohuar spekulimet se ata janë në kërkim të dyshes së Real Madridit, por tash është bërë e qartë se parisienët i duan trajnerin dhe superyllin portugez.

“Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho janë padyshim objektiva për Paris Saint-Germainin”.

“PSG është një nga klubet më të mira në botë. Që nga dita e parë, qëllimi ynë ka qenë që ta fitojmë Ligën e Kampionëve”.

“Tashmë jemi një nga ekipet më të mira në Francë, ndërsa qëllimi ynë është që dhe në Evropë të bëhemi një nga më të mirët”, ka deklaruar Al-Thani për Canal Football. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button