fbpx

Rama: Nga nesër lokalet mbyllen në gjithë Shqipërinë

Përmes një postimi të pak minuatve më parë në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë me dijeni disa nga masat që do të ndërmerren dhe që duhet të ndërmerren në vazhdimësi të përpjekjes për frenimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit në Shqipëri, transmeton TopChannel.

Teksa lajmëron se nga nesër lokalet mbyllen në gjithë Shqipërinë, Rama u bën apel kompanive prodhuese të sigurojnë standardet e nevojshme, përndryshe do përballen me sanksione të rënda.

🔴 TË GJITHA KOMPANITË PRODHUESE DUHET TË SIGUROJNË AUTOBUSËT E TRANSPORTIT TË PUNONJËSVE DHE AKREDITIMIN E TYRE (SI EDHE AKREDITIMIN E AUTOMJETEVE PRIVATE TË PERSONELIT) NË ADRESËN:

policiarrugore@gmail.com

DHE PËR ÇDO SQARIM TË NEVOJSHËM MBI PROCEDURËN, DUHET TË TELEFONOJNË POLICINË E SHTETIT NË NUMRAT:

0694122223

0694122224

🔴 TË GJITHA KOMPANITË DUHET TË SIGUROJNË STANDARTET E SIGURISË KUNDËR PËRHAPJES SË EPIDEMISË NË MJEDISET E TYRE TË PUNËS. NË TË KUNDËRT DO TË PËRBALLEN ME SANKSIONE TË RËNDA

🔴 NGA NESËR NË 06.00 TË MËNGJESIT LOKALET DHE MJEDISET E TJERA TË MBYLLURA FILLIMISHT NË QARQET TR/DR DHE SOT NË QARQET SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, FIER DHE VLORË, DO TË MBYLLEN NË TË GJITHË SHQIPËRINË

🔴 LËVIZJET E PAAUTORIZUARA ME AUTOMJET TË KUJTDO QË NUK KA NJË ARSYE PUNE, SIPAS KATEGORIVE TË FUNKSIONEVE SHTETËRORE APO SHËRBIMEVE PRIVATE TË AUTORIZUARA, DO TË DËNOHEN ME HEQJE TË PATENTËS 3 VJET DHE SEKUESTRIM TË AUTOMJETIT!

🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close