I infektuari i parë Bundesligë, futbollisti i Shqipërisë i nënshtrohet testeve pas infektimit të shokut të skuadrës

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë Klaus Gjasula do t’i nënshtrohet testeve mjekësore së bashku me të gjithë shokët e skuadrës dhe stafin teknik të Padërbornit pasi futbollisti i këtij ekipi Luka Kilian rezultoi pozitiv me koronavirus, transmeton TopChannel.

Klubi gjerman ka vendosur të kryejë testin tjetër mjekësor anti-koronavirus tek i gjithë ekipi dhe stafi teknik pas konfirmimit se futbollisti i tyre është infektuar me koronavirus.

Kjo procedurë do të kryhet ditën e sotme.

Lukas Kilian është futbollisti i parë i kampionatit gjerman, i cili është konfirmuar i infektuar me virusin COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button