Si do të zhvillohet mësimi në shkolla pas ndërprerjes prej dy javëve, sipas ligjit për arsimin fillor

Ligji për arsimin fillor është ligji me të cilin rregullohet procesi edukativo-arsimor në shkollat fillore të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Ky ligj zgjidh edhe situata të tilla kur kemi ndërprerje të procesit edukativo-arsimor për shkak të shfaqjes së epidemisë, si virusi korona.

Sipas nenin 50, viti shkollor zgjat nga 1 shtatori deri më 31 gusht. Në këtë periudhë, shkolla duhet të realizon 180 ditë mësimore.

Por, paragrafi 6 i këtij neni sqaron se: “Puna edukativo-arsimore nuk guxon të ndërpritet gjatë vitit mësimor, përveç për gjendjet e jashtëzakonshme (fatkeqësi natyrore, epidemi etj.), për çfarë vendos ministri dhe e përcakton organizimin e mësimit deri në fund të vitit shkollor, por jo më pak se 100 ditë mësimore, në bazë të programeve të shkurtuara mësimore, të përpiluara nga Byroja, ndërsa të miratuara nga ministri”.

Ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi akoma nuk ka vendosur që dy javët e humbura a do të kompensohen në fund të vitit shkollor (pas 10 qershorit), apo do të krijohen programe të shkurtuara me qëllimi që mësimi të zhvillohet deri më 10 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button