KFOR-i largon postbllokun serb në Zubin Potok

Pjesëtarët e KFOR-it kanë larguar një postbllok statik,të vendosur nga serbë të veriut të Kosovës gjatë verës së viti të shkuar.

Burime jo zyrtare kanë njoftuar se postblloku është larguar nga rruga rajonale Zveçan – Zubin Potok, pikërisht në fshatin Jegenicë, të martën në orët e mesditës, transmeton Koha.net.

Largimi i këtij postblloku tait nga ana e ushtarëve të NATO-së, të vendosur në veri të Kosovës, është bërë pa asnjë problem, thotë burimi.

Në këtë rrugë ka mbetur edhe një postbllok statik, ndërsa që edhe KFOR-i ka një pikë kontrolli në këtë fshat./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button