Shkelën ndalim qarkullimin, ndëshkohen 745 shoferë dhe arrestohen 5 të tjerë

Policia ka ndëshkuar 745 shoferë të cilët kanë shkelur urdhrin e ndalimit të qarkullimit në kuadër të masave të rrepta që ka ndërmarrë qeveria për të frenuar përhapjen e koronavirusit COVID-19, transmeton Klan.

Së fundmi, janë arrestuar edhe 5 drejtues mjetesh në Tiranë, Lushnje, Fier, Vlorë dhe Elbasan, të cilët përveç se kishin shkelur urdhrin e ndalimit të qarkullimit me makinë, drejtonin mjetin në gjendje të dehur. Ndërsa në Shkodër, një shofer është arrestuar pasi kundërshtoi me dhunë një punonjës policie.

Prej orës 06:00 të datës 13.03.2020, deri në orën 06.00 të datës 14.03.2020, janë ndëshkuar gjobë 745 drejtues mjetesh, të cilët nuk kanë respektuar urdhrin e dhënë për ndalim qarkullimi të automjeteve.

93 drejtues mjetesh u shoqëruan në ambientet e komisariateve,  pasi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë për masën administrative.

Ndërkohë, në Tiranë nga Specialistët e Policise Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.M., 32 vjeç, pasi në rrugën ” E Kavajës”u kap duke drejtuar automjetin tip “Opel” në kundershtim me Telegramin Nr.2013 date 12.03.2020 si dhe ne gjendje të dehur në masën 1.11 mg/l.

Në Vlorë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin M. Rr., 31 vjeç, pasi u kap në aksin rrugor “Osman Haxhiu”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Fiat Punto”, në gjendje të dehur.

Në Fier, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. H., 31 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Në Lushnjë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin L. V., 41 vjeç, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, është kapur duke drejtuar automjetin tip “Opel” në gjendje të dehur.

Ndërsa në Elbasan, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 53 vjeç, , pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin tip “Fiat Punto”, në gjendje të dehur, në masën 0.68 mg/l.

Po në vijim të monitorimeve dhe kontrolleve, në Shkodër, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Gj. D. 45 vjeç, pasi në aksin rrugor Zogu i Parë-Sheshi Parrucë, Shkodër, u kap duke drejtuar mjetin tip Benz, në kundërshtim me urdhrin, si dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë për masën administrative.

Gjithashtu, po gjatë monitorimit, në Shkodër janë proceduar në gjendje të lirë tre shtetas të tjerë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë̈ së rendit publik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button