Të enjten vizatuesit e hartës së Shqipërisë flasin për herë të fundit

Fjala përfundimtare nga anëtarët e shoqatës Illyricum  Libertas të akuzuar për urrejtje etnike, fetare dhe racore pritet të thuhet të enjten në seancën e radhës gjyqësore, pas asaj të mbajtur me datë 14 dhjetor.

Ndërkaq, pas disa ditëve pritet që gjykatësit të caktojnë se a kanë shkelur ligjin katër të akuzuarit, kryetari i Shoqatës Valon Kurtishi dhe tre aktivistët, Tonus Papraniku, Petrit Ibrahimi dhe Rinor Sllova që me datë 28 nëntor të vitit të kaluar në hyrje të Tetovës në një mur vizatuan hartën e Shqipërisë së vitit 1912. 

Nga kjo shoqatë shpresojë se gjykatësit do të vendosin në favor të tyre sepse thonë që nuk kanë pasur tendenca për të shkaktuar urrejtje por për hir të 28-nëntorit e vizatuan grafitin e tillë. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button