Kryeministri i Kanadasë 14 ditë në karantinë

Kryeministri kanadez Justin Trudeau do të qëndrojë në izolim për dy javë pasi bashkëshorja e tij rezuloi të ishte bartëse e koronavirusit të ri, shkruan VOA.

Zyra e kryeministrit njoftoi të enjten në mbrëmje se gjendja shëndetësore e Sophie Grégoire Trudeau ishte e mirë.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se edhe kryeministri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka shfaqur asnjë simptomë, por megjithatë do të qëndrojë në izolim për 14 ditë me këshillën e mjekëve.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë shumica e njerëzve që preken nga COVID-19 shërohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button