fbpx

Komisioni vendosi: Teteksi – Shkëndija 3:0

Komisioni i ndeshjeve pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM), të martën ka marrë vendimet e saj rreth takimit të ndërprerë në Gjorgje Petrov ndërmjet Teteksit dhe Shkëndijës.

Duke shikuar procesverbalin dhe deklaratat nga personat zyrtar, në pajtueshmëri më nenin 57 nga rregullorja për ndeshjet në FFM, komisioni i ndeshjeve në mbledhjen e mbajtur më 18.12.2012, solli këto vendime: Ndeshja e ndërprerë kampionale e xhiros së 18-të nga liga e parë e Maqedonisë ndërmjet Teteksit dhe Shkëndijës regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 për Teteksin (për shkak largimit të lojtarëve nga fusha para përfundimit të ndeshjes, 86’).

Ekipi i Shkëndijës dorëzohet në komisionin disiplinor të FFM-së, për shkak se para kohe u larguan nga fusha me çka ka ndikuar që ky takim të ndërpritet. Në komisionin disiplinor të FFM-së, për shkak tërheqjes të parakohshme të ekipit të Shkëndijës janë dërguar edhe përfaqësuesi i Shkëndijës, trajneri i skuadrës Artim Shaqiri dhe Kapiteni i ekipit, Muhamet Useini. Në këtë komision është dërguar edhe KF Teteksi për shkak organizimit të dobët të ndeshjes (hyrjes së personave jozyrtar në fushë dhe gjuajtjeve të sendeve të ndryshme piroteknike)./Zhurnal

Lajme të ngjashme

Back to top button