Tetovë, zëri i të rinjve për mbrojtje të hapësirës rinore po has në vesh të shurdhër (FOTO)

Vullnetarë nga Belgjika, Kosova e Maqedonia e Veriut, dy vite më parë u mblodhën që qytetin e Tetovës ta pajisin me një hapësirë ku të rinjtë do të mund të argëtohen. E njëjta u mirëprit nga qytetarët por edhe nga Komuna e Tetovës, të cilët atëherë premtuan se do të kujdesen për pastërtinë e saj. Sot, kjo hapësirë të jep përshtypjen e një mini-deponije kurse nga NPK, Tetovë nuk përgjigjen në pyetjet tona, njofton Portalb.mk.

Hapësira afër Stacionit të Autobusave në Tetovë që dikur dukej me shumë ngjyra dhe një ndër vendet e rralla ku rinia e këtij qyteti kishin mundësinë të organizojnë ngjarje të ndryshme, sot është lënë në mëshirë të fatit.

Thirrje për mirëmbajtjen e të njëjtës nga institucionet përkatëse nga “Socio Cultural Space Tetova” kanë bë 8 muaj më parë, ku edhe të njëjtit përmes një video incizimi kishin vërtetuar një sërë mbeturinash në këtë vend.

Në mes të tjerash, ata kanë kërkuar edhe ndriçim në këtë pjesë të qytetit, siguri dhe mbajtje e rendit publik, mirëmbajtje të rregullt të hapësirave të gjelbra e kështu me radhë. Sidoqoftë, secila nga këto kërkesa të tyre ka hasur në vesh të shurdhër.

Nga kjo qendër, na thanë se ata shumë herë janë munduar që vetë në mënyrë vullnetare ta pastrojnë të njëjtën, mirëpo kjo nuk mjafton dhe të njëjtin kërkojnë urgjentisht ndihmë nga institucionet përkatëse, gjegjësisht Komuna e Tetovës.

Ja se si dukej në verën e vitit 2018, kur edhe u ndërtua e njëjta:

Hapësire për të rinjtë afër Stacionit të Autobusave, viti 2018.
Hapësire për të rinjtë afër Stacionit të Autobusave, viti 2018.
Hapësire për të rinjtë afër Stacionit të Autobusave, viti 2018.1
Hapësire për të rinjtë afër Stacionit të Autobusave, viti 2018.

Ja si duket sot:

Hapësire për të rinjtë afër Stacionit të Autobusave, viti 2020.
Hapësire për të rinjtë afër Stacionit të Autobusave, viti 2020.
Hapësire për të rinjtë afër Stacionit të Autobusave, viti 2020.
Hapësire për të rinjtë afër Stacionit të Autobusave, viti 2020.

Xhelal Ceka, drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) Tetovë, nuk e pa të arsyeshme të përgjigjet në pyetjet e Portalb.mk në lidhje me këtë qendër rinore e cila po shndërrohet në një mini deponi.

Ndryshe, kjo hapësirë së bashku me atë në ish Radio Tetova u realizua nga 45 vullnetarë të organizatës joqeveritare Toestand nga Belgjika, diku 20 nga organizata joqeveritare Termokiss nga Kosova si dhe vullnetarë të organizatës joqeveritare Democracy Lab nga Tetova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button