Kurti: Ftoj qytetarët që pa panikë e me kujdes t’i përmbahen këshillave

Kryeministri Albin Kurti, në konferencën e jashtëzakonshme ku u bë e ditur se janë regjistruar dy raste me koronavirus, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të shtojnë kujdesin, por edhe kërkoi të mos krijohet paink, transmeton RTK.

“Ftohen të gjithë qytetarët që pa panik e me kujdes t’i përmbahen këshillave me kujdes të shtuar ato që janë nxjerrë nga institucionet e shtetit. Të gjithë së bashku do t’ia dalim edhe në këtë betejë”, tha Kurti, duke shtuar që këto dy rast të mos na shtohen.

Kurti, tha se është diskutuar për mbylljen e kufijve, por kjo sipas tij, të ndodhë pjesërisht.

Nga IKShP thonë se do të ndërmarrin masat e shtuara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button