Riorganizoni gardërobën tuaj në këto 5 hapa

Dëshironi të organizoni hapësirat e gardërobës dhe ju duhet një guidë e mirë? Marie Kondo është një ndër ekspertet më të famshme dhe “ikona” e gardërobës “ëndërr” që të gjithë do të donim të kishim. Riorgazimi i dollapeve të veshjeve është në fakt një shkëputje shumë e mirë në ditët e qëndrimit në shtëpi dhe është sa argëtuese aq edhe e dobishme, transmeton Class.

Le të provojmë të ndjekim filozofinë e Kondo-s duke e transformuar njëherë e mirë gardërobën në një oaz chic dhe minimal.

Ju kujtohet nga filmi Sex&City skena e famshme kur Carrie e zgjedh shtëpinë e saj duke u bazuar në madhësinë e gardërobës? Ok, nuk ka nevojë për një shtëpi në Manhatan apo një dollap super spacioz, me 5 rregullat e listuara më poshtë, gardëroba juaj do të marrë një pamje krejt tjetër!

Zbrazeni dollapin duke i hequr të gjitha veshjet dhe aksesorët
Ky hap shërben për t’ju pajisur me durimin e duhur për ta bërë këtë gjë siç duhet! Me rivendosjen e veshjeve në dollap, ju do ta keni më të thjeshtë të kuptoni se cila nga veshjet ju duhet dhe cila jo.

Ndajini veshjet dhe aksesorët ne kategori
Çorapet, këmishat, veshjet intime, fustanet, xhaketat e kështu me radhë… Nëse ju duhet ndihmë për këtë, kutitë do t’ju ndihmojnë ti organizoni dhe më pas t’i gjeni kur t’ju nevojiten.

Mbani vetëm gjërat që ju bëjnë të lumtur
Jini të ndershëm, sa rroba keni në dollap të cilat prisni t’i vishni kur të humbni disa kilogramë apo kur të ndërroni ngjyrën e flokëve? Çdo gjë që bën pjesë në këtë kategori duhet patjetër mos të jetë më pjesë e dollapit tuaj. Hiqni nga dollapi çdo gjë që nuk e keni veshur apo që nuk e vishni më, falini ose shitini, është më mirë një hapësirë bosh sesa një veshje e vjetëruar. Mbani në gardërobë vetëm veshjet që ju pëlqejnë dhe ato që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe pa komplekse.

Kini respekt për veshjet tuaja
Marie Kondo i krahason veshjet me ndjenjat, a do t’i miksonit të gjitha ndjenjat në të njëjtin vend ashtu si veshjet? Përgjigjja është jo! Në momentin e rivendosjes së veshjeve në dollap, mbani parasysh që çdo veshje të ketë varësen e vet. Nuk duhet t’i jepni rëndësi vetëm veshjeve të kushtueshme, çdo gjë që ju bën të ndiheni mirë në jetën e përditshme meriton respektin tuaj.

Nuk është momenti për t’u bërë nostalgjike
“Këtë ma ka blerë gjyshja”, “këtë e kam vjedhur nga ish i dashuri”, “këtë e kam nga shoqja e ngushtë”, janë të gjitha të panevojshme, kujtimet nuk janë për t’u veshur kështuqë nuk kanë pse të zënë vend në gardërobën tuaj!

Një tjetër gjë që mund t’ju ndihmojë me organizimin e dollapit tuaj është edhe kategorizimi i veshjeve sipas ngjyrave. Kategorizimi është shumë i rëndësishëm dhe hiqni sa më shumë veshje që nuk i përdorni më!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button