Filloi dezinfektimi i institucioneve gjyqësore në Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut filloi dezinfektimin e gjithë institucioneve të drejtësisë, veçanërisht aty ku ka më shumë kontaktim administrata me me qytetarët, transmeton Portalb.mk.

“Në bazë të rekomandimeve nga Qeveria e RMV-së dhe Ministrisë së shëndetësisë, për parandalimin dhe mbrojtjen e shëndetit publik dhe shëndetit të qytetarëve nga virusi korona, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në Qeveri, sot shpërndahu mjete për dezinfektim e duarve në shumë ministri, institucione qeveritare, si dhe pjesë të ministrisë.

Mjetet për dezinfektim mund të shfrytëzohen nga të punësuarit në institucione dhe qytetarët që shfrytëzojnë shërbimet e atyre institucioneve.

Qeveria sqaroi se dezinfektimi në fundjavë përveç në institucionet tjera, ajo do të bëhet edhe në presidencë dhe në kryeministri dhe hapësirat tjera në administratës shtetërore.

Ndryshe, të gjitha gjykimet, për të cilat ekzistojnë kushte të mbahen, nuk do të prolongohen, deri në eventualisht udhëzime të reja nga Ministria е drejtësisë ose nga Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, thuhet sot në komunikatën e Gjykatës themelore Shkup.

Për shkak të mbrojtjes së të drejtave të të akuzuarve dhe të dëmtuarve në të gjitha procedurat, Gjykata apelon që çfarëdo keqpërdorimi i rekomandimeve për mbrojtje nga koronavirusi me qëllim të vetëm – zvarritje të gjykimeve nuk do të tolerohet dhe do të sanksionohet rreptësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button