BDI-ja dhe ASH-ja akuzojnë njëra-tjetrën se po keqpërdorin virusin korona për pikë politik

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka komentuar fushatën e BDI-së kundër përhapjes së virusit korona në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Shfrytëzimi i aktivistëve partiak në terren në një situatë si kjo në të cilën gjendemi, kur bëhet apel që sa më shumë të qëndrohet në shtëpi dhe të izolohemi është në kundërshtim me vetë rekomandimet dhe obligimet e dala nga qeveria”, deklarojnë nga ASH-ja.

Sipas ASH-së, kjo fushatë përkundrazi e mundëson përhapjen e virusit dhe rritjen e të infektuarve.

“Atëherë kur rekomandimet e para duhej të shpërndaheshin edhe në gjuhë tjera, përfshirë gjuhën shqipe ministria e shëndetësisë, ku BDI ka zëvendësin e tyre të ministrit nuk mori asnjë hap për këtë çështje”, deklarojnë nga ASH-ja, duke e vlerësuar fushatën si jo të sinqertë kundrejt popullit shqiptar.

Ata kërkojnë që BDI të kujdeset për shëndetin e qytetarëve, jo për fushatë elektorale.

Në lidhje me këta vlerësime të fushatës së tyre #Kujdesemi, ka reaguar BDI-ja.

“Sa e ulët dhe johumane është qasja opozitare e aleancës së Gashit dhe Selës të shprehur nga Taravari, lidhur me vendimin e BDI-së për t’u vënë tërësisht në funksion të luftës kundër pandemisë së Covid-19”, deklarojnë nga BDI-ja.

Ata e vlerësojnë si dëshpëruese reagimin e tillë nga mjekët e ASH-së, dhe se një mesazh i tillë politik është shumë negativ në kohë krizash.

Ne edhe njëherë po e ripërtërijmë thirrjen tonë për të gjitha palët për të lënë mënjanë politikën dhe për të bashkuar forcat për të ndihmuar popullatën në këtë kohë krize të rëndë”, deklarojnë nga BDI-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button