U dezinfektua stadiumi “Fadil Vokrri”, futbolli do të vazhdojë të luhet në Kosovë

Stadiumi kryesor në vend, “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është dezinfektuar të premten, ka njoftuar FFK-ja, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit të FFK-së kjo është bërë në kuadër të masave që janë ndërmarrë për parandalimin e koronavirusit . Para stadiumit “Fadil Vokrri” janë dezinfektuar edhe stadiumet e Ballkanit, Fushë Kosovës dhe Lirisë.

FFK-ja edhe një herë ka konfirmuar se ndeshjet e futbollit do të vazhdojnë të luhen në Kosovë, por vetëm në kategorinë e seniorëve. Janë anuluar garat e kategorive të reja.

Ndeshjet do të luhen pa praninë e shikuesve në stadiume. Në Evropë janë pezulluar shumica e ligave të futbollit, duke përfshirë pesë më të mëdhatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button