Lëvizja Besa dy javë do të reduktojë takimet me qytetarët për shkak virusit korona

Lëvizja BESA që është në koalicion me LSDM-në, ka planifikuar reduktimin e takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët në vendet publike, si masë kundër përhapjes së virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Edhe pse jemi në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për ne më e rëndësishme është shëndeti i gjithë qytetarëve të RMV-së. Prandaj, konform masave të rekomanduara nga ana e qeverisë respektivisht ministrisë së shëndetësisë  në dy javët e ardhshme, shtabi qendror zgjedhor dhe gjithë shtabet tjera lokale të Lëvizjes BESA, do të ndalojnë çfarë do lloj aktiviteti publik dhe takime të drejtpërdrejta me qytetarët në vendet publike”, deklaruan nga LB-ja.

Ata sqarojnë se gjithë informacionet dhe aktivitetet politike t’i kryejnë përmes rrjeteve sociale sa më shumë të jetë e mundur.

“Urojmë që kjo situate të tejkalohet në formën më të lehtë të mundshme dhe ne të vazhdojmë aktivitetet tona politike për të qenë në mesin e qytetarëve”, deklarojnë nga LB-ja.

Ata raportojnë se dje dorëzuan listat e deputetëve të koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja. Slogani i këtij koalicioni për zgjedhjet e 12 prillit është #Mundemi.

“Slogani i koalicionit tonë është #MUNDEMI dhe ne jemi të bindur se #MUNDEMI të fitojmë mandatin e plotë dhe të pastër nga qytetarët për të qenë fitues në zgjedhjet e ardhshme”, deklarojnë nga LB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button