Pogba rinovon dhe largohet nga Manchester United

Rikthimi i tij në fushë është bllokuar nga emergjenca e Koronavirusit, por sipas mediave angleze Paul Pogba është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe është gati jo vetëm për të zbritur në fushë por edhe për të rinovuar kontratën e tij me Manchester United, transmeton SS.

Kontrata aktuale e mesfushorit francez me Djajtë e Kuq skadon në vitin 2021 ndërkohë që Pogba ka vendosur ta zgjasë edhe për disa vite të tjera marrëveshjen e United.

Gjithsesi sipas mediave angleze kjo është një lëvizje e klubit dhe lojtarit për t’i rritur sa më shumë vlerën në merkato duke patur parasysh faktin që Pogba ka vendosur të largohet nga Manchester United në verë. Juventusi dhe Reali i Madridit qëndrojnë të vëmendshme gati për të përfituar nga situata pasi bardhezinjtë dhe Los Blancos janë dy klubet më të interesuara për Pogba.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button