RMV, shumica e dokumenteve mund të merren në mënyrë elektronike

Damjan Mançevski, Ministri për shoqëri informatike dhe administratë rekomandoi që qytetarët t’i ikin sporteleve, dhe të shfrytëzojnë sa më shumë formën elektronike, transmeton Portalb.mk.

“Nuk ka kurrfarë nevoje të vizitohen fizikisht institucionet dhe të pyetet për një informacion të caktuar. U bëjmë apel të gjithë qytetarëve t’i shfrytëzojnë këto mundësi të cilat janë në dispozicion me qëllim që të ulet shkuarje e panevojshme nëpër institucione dhe ekspozimit në rrezik“, deklaroi Mançevski.

Ai i rekomandoi qytetarët që sa më shumë të jetë e mundur të shfrytëzojnë formën elektronike të komunikimit për çfarëdo çështje.

„Dokumente të cilat më shpesh u nevojiten qytetarëve, siç janë certifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes mund të merren përmes rrugës elektronike”, deklaroi Mançevski.

Sipas tij, gjithë kjo bëhet me qëllim parandalimin e shpërndarjes së virusit korona

“Vetëm me kontributin tonë të plotë dhe individual do ta ulim mundësinë për përhapjen e virusit”, theksoi Mançevski.

Përndryshe, portali uslugi.gov.mk momentalisht përfshin 128 shërbime elektronike, duke mundësuar qytetarëve qasje më të lehtë deri te institucionet.

“Punohet për sistem elektronik për menaxhim me procedurat administrative gjegjësisht  shërbimet që realisht u duhen qytetarëve dhe punohet në sistemin e identifikimit të vetëm me të cilin qytetarët me emër të vetëm të përdorimit dhe fjalëkalimit mund të logohen dhe të marrin cilindo qoftë institucion. Pjesë integrale e portalit është katalogu i shërbimeve ku i shfletuam të gjitha shërbimet e pushtetit qendror dhe lokal të cilat ekzistojnë, tha Mançevski, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të enden nga institucioni në institucion.

Ky portal është administruar nga Ministria për shoqëri informatike. Ajo përveç në gjuhën maqedonase, dhe në gjuhën angleze, është edhe në gjuhën shqipe. Qytetarët për të shfrytëzuar shërbimet e këtij portali, duhet të paraqiten me emër të përdoruesit dhe fjalëkalim.

LEXO: RMV, u lëshua në përdorim Portali në shërbim të qytetarëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button