“Heronjtë e heshtur” të “luftës” kundër virusit korona

Çdo histori ka heronjtë e saj.

Edhe në luftën me koronavirusin nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ardhja e paftuar e COVID-19 po provon edhe një herë më shumë gatishmërinë, vetëmohimin dhe sakrificën e njerëzve që ia kushtuan jetën një shoqërie të shëndetshme – të mjekëve!

Ata nuk i binden dot masave të qeverisë! “Rri në shtëpi!”… Ata zgjohen në mëngjes dhe ngrysen në darkë me përparëse të bardha në spitalet përkatëse që më shumë ngjajnë me karantinat…e prej andej, zëri i tyre dëgjohet, transmeton A2.

“Për të gjithë ju që na shihni çuditshëm kur ne futemi te godina e Spitalit Infektiv të kthyer në karantinë tashmë: Jemi ne infermierët, mjekët dhe sanitarët. Ata që kemi qenë gjithmonë në shërbimin tuaj, veçse tani ka ndryshuar uniforma jonë. Se ne të gjithë bashkë ia dalim dhe të gjithë bashkë do t’ia dalim”, shkruajnë mjekët duke apeluar qytetarët të qëndrojnë në banesa.

Çfarë kërkojnë është më shumë besim në profesionalizmin e tyre.

Bluzat e bardha nuk janë të vetmit heronj!

Uniformat blu janë kudo në këmbë, në kohë paqeje dhe lufte! Edhe në këtë luftë të ditëve moderne me koronavirus.

Prej ditësh ata kanë kaluar në gatishmëri në pika kyçe kontrolli. Detyra e tyre në këto ditë shtetrrethimi është të ndalojnë çdo kë që mund të qarkullojë në thyerje të masave shtrënguese kundër koronavirusit.

Po ashtu, target i tyre ka qenë çdo person që mund të ketë hyrë në territorin shqiptar ditët e fundit nga zonat e kuqe dhe nuk janë vetkarantinuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button