Pendarovski do ta mbledh Këshillin e Sigurimit: Nuk është fundi i botës nëse anulohen zgjedhjet për një muaj apo dy

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në konferencën e sotme për shtyp ka theksuar vendim eventual për anulimin e zgjedhjeve, i cili do të duhej të miratohej me konsensus nga të gjitha partitë politike, megjithatë, sipas tij, duhet që të shqyrtohen të gjitha aspektet dhe pasojat nga virusi korona, njofton Portalb.mk.

“Mendimi im është që mund ta bëjmë fushatën nëpër rrjete sociale, por ekzistojnë kategori të qytetarëve të cilët nuk kanë qasje në rrjetet sociale. Sipas të gjitha rekomandimeve të OSBE-së dhe organizatave tjera, qytetarët patjetër duhet që të informohen mirë, në mënyrë gjithëpërfshirëse që të vendosin në ditën e zgjedhjeve. Unë kam rezerva për ditën e zgjedhjeve. Në zgjedhjet tona parlamentare mesatarisht votojnë 1 milion njerëz në 3 mijë vendvotime, me 5 anëtarë të komisionit në këshilla zgjedhor. Një ditë më parë të zbatohet operacion gjigant për transmetim të materialit dhe në fund materiali të dorëzohet në komisionet zgjedhore kur kalkulohen rezultatet. Deri më tani, në botë nuk janë zbatuar zgjedhje në kësi ambienti, përveç Izralit, ku votuesit votuan në vende të veçanta. Atje të gjithë u veshën me kostum mbrojtës, kishte ekipe mjekësore, por ajo ishte bërë për një numër të vogël të njerëzve”, tha Pendarovski.

Stevo Pendarovski
Stevo Pendarovski

Sipas tij, nuk do të ishte fundi i botës, nëse anulohen zgjedhjet për një apo dy muaj.

Pendarovski njoftoi se tashmë ka caktuar takim të Këshillit të Sigurimit për ditën e hënë në ora 16:00, ku përveç anëtarëve standardë do të jetë i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm,

Stevo Pendarovski
Stevo Pendarovski

Siç tha ai, në mbledhje do të diskutohet gjendja në vend me virusin korona si dhe të gjitha masat që  duhet të përgatiten në rast të përshkallëzimit të gjendjes.

Pendarovski gjithashtu njoftoi se shërbimet e Presidencës kanë detektuar grupe të organizuara për shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button