fbpx

VMRO – LSDM, përplasen për paratë shtetërore

Vazhdojnë përplasjet VMRO – LSDM për sa i përket Propozim buxhetit për vitin 2013, të cilin po e bllokojnë deputetët opozitar. VMRO ka akuzuar sot LSDM-në se me tensionet që po i shkakton rreth buxhetit po tenton të krijon krizë dhe kaos me qëllim që të mbetet aktuale në opinion.

“Është e qarët si kristali se bllokimi i buxhetit që e bën LSDM është bllokadë me vetëdije e shtetit. Qëllimi i tyre është krijimi i kaosit. Ky është një skenar qëllimi i të cilit është krijimi krizës dhe kaosit, që ka për qëllim kthimin e Branko Cërvenkovskit dhe ikje nga problemet e brendshme partiake në LSDM. Ata krijojnë problem, ndërsa pastaj imponohen si zgjidhje për të njëjtat. Si ndryshe Branko Cërvekovskin do ta kishim në ekranet televizive, nëse jo duke krijuar kriza të rrejshme, si ndryshe LSDM do të ishte aktuale në opinion nëse jo me krijimin e tensioneve dhe bllokadave. Ata nuk dinë të jenë actual me propozime dhe projekte që do të ishin në interes të qytetarëve, ata këtë nuk e kanë. Te ata ka rëndësi vetëm lufta e zhveshur për kthim në pushtet” – tha Ilija Kitanovski, deputet i VMRO-së.

Ndërkaq LSDM cilëson se edhe kjo paraqitje e VMRO-së është tentim për ta defokusuar opinionin për përgjegjësinë e dështimit të miratimit të buxhetit në afatin e parashikuar.

“VMRO DPMNE  sipas traditës së tyre përsëri e turbullon ujin që ta defokusojë përgjegjësinë dhe t’ia hedhë LSDM-së. Dua të them se pas shkeljes së turpshme të rregullores nga ana e kryetares së Komisionit Juridiko-Ligjvënës, Blagorodna Duliq, pas të gjitha përpjekjeve për opstruim të Komisionit për Financim dhe Buxhet se ne do të vazhdojmë me qëndrimin tonë, për shkurtimin e 205 milionë eurove nga Buxheti për lukset dhe harxhimet e kësaj qeverie në emër të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Nuk do tu nënshtrohemi manipulimeve edhe të mediave edhe të VMRO-DPMNE-së se LSDM ka për qëllim të shkurtojë pensione, ndihma sociale dhe subvencione që asgjë nuk është e vërtetë dhe ua prezantuam opinionin” – deklaroi deputeti i LSDM-së Gordan Georgiev.

LSDM vazhdon të bllokon sjelljen e buxhetit për vitin 2013 pasi edhe në koordinimin e djeshëm mes grupeve parlamentare dhe kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski nuk u arrit kompromis i përbashkët./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button