Ndërroi jetë i riu që dje u qëllua me armë zjarri në Prishtinë

Të enjten rreth orës 15:30 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ndërsa sot grupi i tifozëve “Plisat” ka bërë të ditur se i njëjti ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga arma, njofton Klan Kosova.

“Pas një atentati me armë të ndodhur dje në lagjen ‘Arbëria’, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot (13.03.2020) shoku jonë Lekë Bulliqi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe ndërroi jetë”.

“Leka, hiç më pak se para pesë ditëve ishte me ne në Gjilan në përkrahje të klubit të zemrës”.

“Bëjmë thirrje në organet kompetente që të zbardhet rasti dhe akterët e rastit ta marrin dënimin e merituar”.

“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe gjithë Plisat. Për kohën e varrimit ju lajmërojmë më vonë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button