Gjykimet në Gjykatën Penale për të cilat ekzistojnë kushte të mbahen, nuk do të prolongohen

Të gjitha gjykimet, për të cilat ekzistojnë kushte të mbahen, nuk do të prolongohen, deri në eventualisht udhëzime të reja nga Ministria е drejtësisë ose nga Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, thuhet sot në komunikatën e Gjykatës themelore Shkup, njofton Portalb.mk.

Për shkak të mbrojtjes së të drejtave të të akuzuarve dhe të dëmtuarve në të gjitha procedurat, Gjykata apelon që çfarëdo keqpërdorimi i rekomandimeve për mbrojtje nga koronavirusi me qëllim të vetëm – zvarritje të gjykimeve nuk do të tolerohet dhe do të sanksionohet rreptësisht.

Në komunikatë, Gjykata penale i njofton qytetarët që në pajtim me rekomandimet e Qeverisë së RMV-së, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, si dhe konkluzioni i Ministrisë së drejtësisë, gjykata në mënyrë konzistente i respekton rekomandimet dhe i ndërmerr të gjitha masat për mbrojtjen e të punësuarve dhe palëve që qarkullojnë në suaza të gjyqit.

Për atë qëllim të gjithë të punësuarit të cilët në periudhën e kaluar kanë qenë jashtë vendit si dhe të gjitha gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike si dhe prind me fëmijë më të vegjël se 10 vite, e të cilët kanë kërkuar të lirohen, janë liruar nga puna.

Gjykatat, sportelet, korridoret, ashensorët dhe tualetet pastrohen dhe dezinfektohen çdo ditë nga shërbimet për mirëmbajtje, thuhet në komunikatë.

-Mirëpo, me qëllim të respektimit konsekuent të rekomandimeve, gjykata u bën apel edhe të gjithë qytetarëve të cilët do të paraqiten si palë në procedura ose kanë çfarë do dërgese apo kërkesë në gjyq, si dhe të gjithë prokurorët, ekspertët, dëshmitarët, nëpunësit policor, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe mediat dhe para se gjithash avokatët të cilët janë “vizitorët” më të shpeshtë të gjyqit, të sillen në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të veprojnë sipas rekomandimeve të Qeverisë, thuhet në komunikatën e Gjykatës Penale.

Nëse ndonjë avokat, prokuror, ekspert ose dëshmitar në procedure gjatë periudhës së kaluar ka qenë në vende të cilat janë në rrezik të lartë të infektimit ose u është rekomanduar vetëizolim – për parandalimin e tyre, me shtojcë të dokumentacionit përkatës për parandalimin, ta njoftojnë gjykatën në formë elektronike.

-Bëhet fjalë për shëndetin personal, por bëhet fjalë edhe për shëndetin e gjithë të tjerëve me të cilët mund të keni kontakt në gjykatë, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button