Sot ka përfunduar afati i aplikimit për ndërtimin e shkollës në Reçicë të Vogël
Sot ka mbaruar afati i aplikimit të kompanive për ndërtimin e shkollës fillore në Reçicë të Vogël e në qoftë se pas kësaj nuk do të ketë ankesa, në fillim të muajit prill pritet të fillojnë punët për ndërtimin e të njëjtës. Ndryshe, kjo shkollë premtohet tash tetë vite dhe nxënësit me dekada janë detyruar të ecin me kilometra për të arritur në mësim, njofton Portalb.mk.
Në tenderin e publikuar në sistemin për furnizim publik, figuron që hapja e aplikimit të kompanive me ofertat e tyre për ndërtimin kësaj shkolle është bë me date 13 shkurt, sot që flasim, ka kaluar një muaj dhe ky konkurs tashmë është mbyllur e në qoftë se punët shkojnë ashtu siç duhet, respektivisht nuk ka ankesa, punimet pritet të fillojnë në fillim të muajit prill dhe të zgjasin 17 muaj.
2 muaj më herët ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, në faqen e tij të fejsbuk-ut publikoi vendimin për ndërtimin e objektit të kësaj shkolle, e cila do të ju shërbeje nxënëse të Shkollës Fillore “Naim Frashëri” të cilët deri sot kanë ecur me kilometra për të arritur në mësim.
Ndërtimi i shkollës fillore në Reçicë të Vogël, Tetovë, është një nevojë e madhe për të rinjtë e këtij vendi, në këtë vendbanim rreth 1000 nxënës i ndjekin mësimet disa kilometra larg shtëpive të tyre, një pjesë në Reçicën e Madhe dhe pjesa tjetër në shkollën “Naim Frashëri” në Tetovë.
Zgjidhja e këtij problemi u premtua disa herë, madje nga fushata e parë parazgjedhore e kryetares Arifi, por deri më tani nuk është ndërmarr asgjë në drejtim të aktiviteteve ndërtimore.
- LEXO:Reçica e Vogël ende pa shkollë fillore, premtimi i Arifit mbeti vetëm fjalë
- LEXO:Mosndërtimi i shkollës në Reçicë të Vogël, ASH Tetovë: Arbër Ademi të japë dorëheqje
- LEXO:Bexheti: Reçicën e vogël do e bëjmë me shkollë fillore
- LEXO: Ministri Ademi foli për ndërtimin e shkollave në Idrizovë, Vizbeg, Reçicë dhe Bllacë
- LEXO: Shkolla në Reçicë të Vogël u premtua 8 vite, pritet të hapet në shtator të 2021