LSDM dhe VMRO hakmirren me padi ndaj lustratorëve

LSDM sot ngriti kallëzim penal kundër kryetarit të Komisionit për verifikimin e fakteve, Tome Axhiev, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve dhe dhënies së sekreteve.

Axhiev, sipas LSDM-së, ka bërë një sërë parregullsishë në punën e Komisionit të cilat kanë qenë objekt i kritikës publike dhe debatit gjatë periudhës së kaluar.

Sipas deputetes së LSDM-së, Ana Pavlovska – Daneva, ekspet i së drejtës, pushteti e shfrytëzon Komisionin për përleshje politike dhe revanshizëm me oponentët me çka në mënyrë brutale dhe të paturpshme i shkel të drejtat e njeriut dhe pas raportimit të Komisionit të Venecisë që të pushojë me hakmarrjen politike përms proceseve lustruese.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE sot paralajmëroi se do të parashtrojë kallëzime penale kundër dy lustruesve të propozuar nga opozita në Komisionin për verifikimin e fakteve, të cilër dje dhanë dorëheqje. Detale për kallëzimin penal nga partia në pushtet paralajmëruan për më vonë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button