Zelanda e Re të dielën shënon përvjetorin e sulmit terrorist

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern deklaroi se qytetarët e vendit kanë “ndryshuar nga rrënja” pas sulmit terrorist në xhamitë në Christchurch, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sulmet në xhamitë Al-Noor dhe Linwood në Christchurch më 15 mars të vitit të kaluar, humbën jetën 51 persona dhe 49 të tjerë u plagosën.

“Besojë se pas një viti, Zelanda e Re dhe qytetarët e këtij vendi kanë ndryshuar nga themeli”, ka thënë Ardern duke shtuar se pas sulmit janë afruar më shumë me komunitetin musliman.

Sipas saj, ajo që duket bërë është të kundërshtojnë sjelljen e përditshme, ngacmimet, racizmin dhe diskriminimin.

Kështu, konsideron kryeministrja zelandeze, secili do të ketë një rol për ta bërë më të mirë Zelandën e Re.

Të dielën në parkun “Hagley” do të organizohet cermoni përkujtimore për viktimat e sulmit. Kryeministrja Ardern tha se ende nuk konsiderojnë shtyrjen e përkujtimit për shkak të koronavirusit, pasi në vend janë regjistruar vetëm 5 persona të infektuar.

Terroristi i arrestuar pas sulmit, djathtisti ekstrem 29-vjeçari australian Brenton Tarrant, do të gjykohet në qershor nën akuzën për terrorizëm, vrasje dhe vrasje në tentativë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button