Ndiqni këto udhëzime, Ministria e Shëndetësisë i përktheu në shqip disa materiale për mbrojtje nga virusi korona

Ministria e Shëndetësisë i ka përkthyer edhe në shqip fletushkat me udhëzime për parandalim dhe mbrojtje nga virusi vdekjeprurës – korona (KOVID 19), pas shkrimit të Portalb.mk që e rikujtoi se edhe shqiptarët kanë të drejtë të informohen në mënyrë të saktë në gjuhën e tyre amtare.

Qytetarët mund të informohen nga informata zyrtare dhe të sakta, se çfarë duhet të bëjnë në rast se kanë simptoma të virusit korona dhe ku/si duhet të paraqiten.

Për më shumë lexoni fletushkat.

Fletushkë me rekomandime për parandalim/mbrojtje nga virusi korona
Fletushkë me rekomandime për parandalim/mbrojtje nga virusi korona
Fletushkë me rekomandime për parandalim/mbrojtje nga virusi korona
Fletushkë me rekomandime për parandalim/mbrojtje nga virusi korona

Pas dy javëve, dje Filipçe gjithashtu e publikoi në shqip edhe videon me rekomandimet nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Për interesin e qytetarëve, redaksia Portalb.mk, e përktheu njërin prej materialeve me rekomandime për parandalim të virusit korona.

Masat parandaluese kundër përhapjes së virusit korona, burimi: Ministria e Shëndetësisë
Masat parandaluese kundër përhapjes së virusit korona, burimi: Ministria e Shëndetësisë

Aplikacioni “AirCare” dhe Ministria e Shëndetësisë janë duke bashkëpunuar me qëllim që qytetarët t’i mbrojnë dhe t’i informojnë me lajme të sakta lidhur me situatën e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Nëpërmjet këtij aplikacioni, qytetarët mund të marrin informata të sakta dhe zyrtare lidhur me virusin korona, megjithatë edhe këtu janë vetë maqedonisht.

Edhe lista e vendeve me rrezik të ulët dhe të lartë është vetëm maqedonisht.

Ueb-faqja e Ministrisë ka version në shqip, por vetëm formal. Lajmi i fundit në shqip në Ministrinë e Shëndetësisë është më 13 dhjetor, 2017-të.

Ueb-faqja e Ministrisë së Shëndetësisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button