Virusi korona, qytetarët e Sienës këndojnë bashkë derisa janë të bllokuar në shtëpitë e tyre

Në Sienë të Italisë, njëri prej vendeve të izoluara nga virusi vdekjeprurës që e ka goditur këtë shtet, qytetarët derisa janë të bllokuar në shtëpitë e tyre, këndojnë bashkë një këngë popullore vendase për të ngrohur zemrat e “ngrira” të frikësuara nga virusi korona, njofton Portalb.mk.

Nga ajo që mund të shihet dhe dëgjohet, zëri i përbashkët i komshinjve të mëhallës, kumbon nëpër një rrugicë të zbrazët.

Për më shumë ndiqeni videon:

Italia është nën masa të rrepta të sigurisë, për shkak të përhapjes enorme të virusit vdekjeprurës – korona. Italia është ndër shtetet me rrezik të lartë nga KOVID 19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button