Filipçe: Katër raste të reja me virus korona – gjithsej 13, gjendje krize në Dibër dhe Qendër Zhupë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën për shtyp të orës 14:45 në lidhje me gjendjen në vend me virusin korona, njoftoi se ka 4 raste të infektuar të rinj, me çka numri shkon në 13. Qeveria ka shpallur gjendje krize në disa vende të vendit, gjegjësisht në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, njofton Portalb.mk.

“Sot kanë ardhur materialet për testim nga Qendra për Shëndet publik në Dibër edhe për 10 persona dhe prej tyre katër kanë dalë pozitiv ndaj virusit korona. Të njëjtët janë transferuar në Klinikën Infektive në Shkup”, tha Filipçe.

Ministri informoi se 9 pacientët e deritanishëm janë në gjendje shëndetësore stabile, përveç pacientes së parë nga Dibra, e cila ishte infektuar bashkë me bashkëshortin e saj.

“Te ajo ka përkeqësim të gjendjes dhe është në kufi për ta vendosur në aparate për ventilim mekanik”, tha Filipçe.

Ai gjithashtu njoftoi se në Aeroportin e Shkupit ka ardhur një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili ka qenë në Gjermani dhe ka pasur temperaturë të lartë.

“Ai dhe udhëtarët të cilët kanë qëndruar në afërsi të tij janë izoluar. Prej të gjithëve janë ekzemplarë për testim dhe priten rezultatet”, shtoi Filipçe.

Ministri porositi te të gjithë që të vazhdohet me respektimin e masave për parandalim nga shpërndarja e virusit korona.

Sot, presidenti Stevo Pendarovski njoftoi se tashmë ka caktuar takim të Këshillit të Sigurimit për ditën e hënë në ora 16:00, ku përveç anëtarëve standardë do të jetë i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

Siç tha ai, në mbledhje do të diskutohet gjendja në vend me virusin korona si dhe të gjitha masat që  duhet të përgatiten në rast të përshkallëzimit të gjendjes.

Pendarovski gjithashtu njoftoi se shërbimet e Presidencës kanë detektuar grupe të organizuara për shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e djeshme qeveritare ka marrë vendim që të ndalohet hyrja në Maqedoninë e  Veriut, e shtetasve nga Kina, Irani, Italia, Koreja e Jugut, Franca, Gjermania dhe Spanja, të cilat në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë shtet me rrezik të lartë nga virusi korona.

Hyrja në shtet vetëm atyre të cilët do të dorëzojnë vërtetim nga organi kompetent për karantinën e zbatuar.

“Në rast të paraqitjes së udhëtarëve në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm, sipas listës së OBSh-së, të njëjtët patjetër duhet të vetëizolohen”, vendosi Qeveria.

Ndalesa është edhe për organizimin e transportues ndërkombëtar me autobus, furgon, minibus apo ngjashëm, ndaj vendet me nivel të lartë të rrezikut, por edhe ata në drejtim të shtetit tonë.

Rikujtojmë se vazhdojnë të jenë në fuqi masat për parandalimin e infektimit apo shpërndarjes të virusit vdekjeprurës korona (KOVID 19).

Dyqanet, kafiteritë dhe restorantet punojnë deri në ora 18:00, janë anuluar ngjarjet sportive, kulturore apo zbavitëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button