Ministria e Arsimit mban ‘peng’ shkollat e Tetovës me naftën

Funksionimi i shkollave të Tetovës varet nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Nëse kjo e fundit nuk i lëshon bllok donacionet për shkollat e Tetovës atëherë shkollat mund të ngelin pa naftë dhe të mos mund të funksionojnë. Kështu deklaroi sot për Portalb udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike pranë komunës së Tetovës, Iljaz Halimi.

Halimi thotë se nga ana e Ministrisë se Arsimit nuk i kanë lëshuar 20 milionë denarë për furnizim me naftë të shkollave për muajin dhjetor të vitit 2011 dhe që nga ajo kohë shkollat kanë probleme  me furnizuesit e tyre.

“Të njëjtat mjete janë përdorur për investime tjera të kota nga ana e Qeverisë. Gjendja e shkollave në komunat e Tetovës nuk është e mirë kur dihet se kemi gjimnazin e Tetovës i cili nuk ka asnjë izolim dhe dritaret dhe janë 50 vite të vjetra. Njëjtë është edhe me shkollën e “Tekstilit”  me shkollën fillore “Liria” e cila është edhe një ndër shkollat e para shqipe këtu në Tetovë dhe  është në gjendje të mjerueshme, si me instalimet elektrike, nyjet sanitare dhe ajo çka është me e keqja me kulmin, i cili është shumë i vjetër, ndërsa nga ana e Ministrisë së Arsimit nuk kemi asnjë investim kapital të realizuar  ë vitin 2012 në komunën  e Tetovës sa i përket shkollave” shprehet Halimi.

Për situatën me shkollën në Malësinë e Tetovës, Halimi tha se ata si zakonisht ngrohen me dru dhe ato i kanë siguruar me kohë.

“Por ajo çka është me rëndësi është se ne rrezikojmë mësimin në shkollat e Tetovës të cilat për një sezon u  nevojitet afër 678 ton naftë mjete për të cilat duhet ti sigurojë Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe ajo si duket është duke i vonuar. Nëse Ministria nuk i lëshon këto mjete deri më 25 dhjetor mund edhe të stagnojë dhe kompanitë  me të cilat kanë  nënshkruar kontratë për furnizime me naftë  mund të mos e sjellin të njëjtën nëse nuk lëshohen mjetet “tha Iljaz Halimi udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publikë pranë komunës së Tetovës.   /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button