Koronavirusi prek më së shumti të moshuarit dhe të sëmurët

Pjesën më të madhe të atyre që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19), të cilën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e cilësoi si pandemi në mbarë botën, e përbëjnë të moshuarit dhe personat që më parë kanë vuajtur nga sëmundje kardiovaskulare, diabet dhe kancer, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Sipas faqes worldometers.info ku publikohen informacionet statistikore rreth Covid-19, deri më tani tek 129.185 persona është hasur virusi, prej të cilëve 68.657 janë shëruar.

Gjendja e 50.068 personave që përbën 90 për qind të 55.779 personave që trajtimi i vazhdon është me pasqyrë të lehtë, ndërsa gjendja e 5.711 të infektuarve mbetet serioze.

Vërehet se pjesa e madhe e 4.749 personave që kanë humbur jetën nga virusi janë njerëz të moshuar.

Prej viktimave 14,8 për qind janë të moshuarit mbi 80 vjeç. Kjo përqindje tek personat e moshës 70-79 vjeç është 8 për qind, tek ato të moshën 60-69 vjeç është 3,6 për qind ndërsa tek 50-59 vjeç është 1,3 për qind.

Më tutje, përqindja tek personat e moshës 40-49 vjeç është 0,4 për qind, deri te mosha 10 vjeç 0,2 për qind. Deri më tani nuk është hasur ndonjë rast i koronavirusit tek fëmijët e moshës 0-9 vjeç.

Ndërkohë, tërhoqi vëmendjen edhe sëmundjet tjera tek personat që kanë humbur jetën nga koronavirusi. Sipas kësaj, 10,5 për qind të të vdekurve kanë pasur sëmundje kardiovaskulare, 7,3 për qind diabet, 6,3 për qind sëmundje kronike të frymëmarrjes, 6 për qind hipertension, 5,6 për qind kancer.

Përqindja e të vdekurve që më parë nuk kanë pasur asnjë sëmundje është 0,9 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button