PDSH-ja i zyrtarizoi kandidatët, Thaçi në zonën 6, Ibrahimi në 2, Doko në 5, Demiri në 1

Partia Demokratike Shqiptare në zgejdhjet e 12 prillit do të kandidojë në katër njësi zgjedhore edhe atë në njësinë e parë zgjedhore bartës do të jetë Nimetulla Demiri nga komuna e Studenicanit. Në njësinë e dytë zgjedhore është nënkryetari i kësaj partie Orhan Ibrahimi.

Në njësinë e tretë zgjedhore bartës do të jetë Sami Rushidi, njofton TV21.

Në njësinë e pestë zgjedhore do të jetë Vasfi Doko. Në njësinë e gjashtë zgjedhore do të jetë kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe pas tij  Fatmire Isaku, Zemri Hasani, Arben Demiri, Frymzim Dauti.

Menduh Thaçi tha se PDSH do të duhet të fitojë pasi që sipas tij me fitoren e PDSH shqiptarët do të jenë të mbrojtur.

“Ne asnjëherë nuk do të heqim dorë nga lufta e vërtetë nga program dhe platformë që e vendosi Arbër Xhaferi , ne dallojmë nga të gjithë ë tjetër edhe në këtë fshatë mund të krijohet opinione të rrejshme se ka disa parti shqiptare ne jemi parti shqiptare të tjerët janë ngatërrestar. Të tjerët nuk kanë asnjë ofertë, nuk kanë platformë dhe nuk kanë kuadro”, deklaroi Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button