Senati spanjoll do të votojë për anëtarësimin e RMV-së në NATO më 17 mars nëpërmjet video-konferencës

Seanca e Senatit të Spanjës për të votuar protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, është caktuar për më 17 mars, njofton Portalb.mk.

Në këtë seancë do të jetë pika e vetme – votimi i protokollit, ndërkaq anëtarët të cilët do të munden do të jenë në sallë, të tjerët do të munden që të marrin pjesë në seancë plenare nëpërmjet video-konferencës, për shkak të virusit korona.

“Edhe krahas krizës rreth koronavirusit dhe pezullimit të të gjitha aktiviteteve tjera, Senati i Spanjës pak më herët vendosi që më 17 mars ta mbajë seancën plenare me pikën e vetme në rend dite: Ratifikimin e Protokollit inkuadrues për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO! Muchas gracias Espña!” ka shkruar ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Procesi i ratifikimit të Protokollit nga shtetet anëtare erdhi pasi që ai fillimisht është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

Ky Protokoll është ratifikuar nga 28-të shtetet anëtarë të NATO-s, ndërkaq votimi në Senatin e Spanjës është stacioni i fundit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN

  1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  2. Greqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  5. Kroacia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  7. Rumania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  8. Lituania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  10. Sllovakia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  11. Polonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  12. Norvegjia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  13. Gjermania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  14. Belgjika e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  15. Portugalia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  16. Letonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  17. Estonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  18. Kanada e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  19. Hungaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  20. Turqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  21. Çekia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  22. SHBA-ja e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  23. Italia ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  24. Britania ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  25. Franca e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  26. SHBA ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  27. Islanda e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  28. Holanda e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button