Abdylmenaf Bexheti merr ftesë personale për kandidaturë në Tetovë

Ka gjasa që akademiku Abdylmenaf Bexheti të del për kryetar të komunës së Tetovës nga radhët e Rilindjes Demokratike Kombëtare për zgjedhjet lokale të marsit 2013. Për kandidaturën e tij të mundshme ka folur sot kryetari i RDK-së, Rufi Osmani i cili tha se partia e tij e konsideron Bexhetin si zgjidhje të mirë për Tetovën.

“Dëshiroj të konfirmoj se profesor Bexheti është një koleg yni dhe imi dhe i profesor Izetit. Është një nga emrat më respektabil të shkencave ekonomike, intelektual i dëshmuar dhe një politikan me përvojë. Është një ide që ofrohet nga më tepër njerëz nga partia jonë, njerëz eminentë të cilët ia duan të mirën Tetovës dhe ne, këto ide dhe ide të tjera, do t’i shqyrtojmë shumë seriozisht në strukturat e partisë dhe mendoj se do të marrim vendime respektabile në dobi reciproke edhe të RDK-ës edhe të profesor Bexhetit, por mbi të gjitha në dobi të qytetarëve të  Tetovës”, tha sot para gazetarëve Osmani.

Ndërkaq për gazetën Koha, Bexheti ka pohuar se ka marrë një propozim të tillë nga një koleg  tij por jo zyrtarisht.

“Zyrtarisht ende nuk kam pranuar ofertë nga RDK por kam një propozim personal nga një funksionar i RDK, që konsideroj se ai këtë nuk e ka bërë kokë në vete dhe ndoshta ka pasur konsultime në parti” ka thënë Bexheti duke thksuar se nuk ka detaje të tjera në lidhje me këtë propozim.

Profesori i ekonomisë, Abdylmenaf Bexheti, është anëtari i ri i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button