Ahmeti ia tregoi vijat e kuqe ambasadorit Timonier

Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së që gjendet në pushtet, sot zhvilloi takim me ambasadorin francez në Shkup, Kristian Timonier, transmeton Portalb.mk.

“Zoti Ahmeti ripërsëriti vijat e kuqe të Bashkimit Demokratik për Integrim: Marrëveshja e Ohrit, e Prespës, e fqinjësisë së mirë, bashkë me vetingun, sundimin e mirëfilltë të ligjit dhe drejtësisë joselektive, integrimi i pandërprerë dhe i papenguar, të përcjellura me krijimin e vendeve të punës për të gjithë, zhvillimin dhe rininë”, deklarojnë nga BDI.

Në takim u diskutua edhe për listën e kandidatëve për deputet, ku kryetari Ahmeti sqaroi se nga lista e kandidatëve për deputet, 49% janë gra, ndërsa 98% e kandidatëve janë persona të dëshmuar profesionalisht që nuk kanë kandiduar më parë.

“Z. Ahmeti theksoi që metodologjia e re për negociata për anëtarësim në BE është rruga për marrjen e datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian në muajin mars. BDI është partner i Francës dhe i komunitetit ndërkombëtar”, deklarojnë nga BDI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button