La Liga e Spanjës ka pezulluar ndeshjet e futbollit për dy javë

 La Liga e Spanjës ka pezulluar ndeshjet e javës së 28 dhe 29 për shkak të frikës nga koronavirusi i njohur zyrtarisht si Covid-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

“La Liga e konsideron të përshtatshme që të vazhdojë në fazën tjetër të protokollit të veprimit kundër Covid-19 dhe të shtyjë ‘Matchdays 28 & 29’ të garës”, thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të La Ligës.

Shumë aktivitete sportive ndërkombëtare u anuluan ose u riplanifikuan ndërsa disa u luajtën ose do të luhen pa tifozë në stadiume.

Ndërkohë, Shoqata e Futbollit në Spanjë ka vendosur që ndeshjet në shkallën më të lartë të Spanjës të luhen të martën me dyer të mbyllura për publikun.

Finalja e “Copa Del Rey” mes klubeve Real Sociedad dhe Athletic Bilbao, e cila ishte paraparë të luhej në prill është shtyrë për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Koranavirusi shkaktoi më shumë se 80 vdekje në Spanjë me gjithsej 2.128 raste të konfirmuara deri më tani ndërsa numri global i vdekjeve nga ky virus ka tejkaluar shifrën 4.600 dhe me mbi 123.400 raste të konfirmuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button