fbpx

Sulmi i panikut apo infarkt? Mësoni si të njihni ndryshimet në simptomat

Këto dy gjendje kanë ngjashmëri dhe ndonjëherë janë të vështira për tu dalluar.

ÇFARË ËSHTË INFARKTI?

Kjo është gjendje e ndërlikimit më të rëndë të arteriosklerozës (sëmundje e zemrës) ku me bllokimin e plotë të njërës nga enët më të mëdha të gjakut, që e ushqejnë muskulin e zemrës, ekziston zhdukja më e madhe ose më e vogël e qelizave të zemrës, duke zvogëluar kështu funksionin e zemrës si pompë. Shenja më e rëndësishme subjektive që ngjall dyshimin për sulmin në zemër është dhimbja e fortë në gjoks që zgjat më shumë se 20 minuta ose rritet në intensitet. Sipas Prof. Tamara Horvich,

Këto janë shenjat e qarta të sulmit në zemër:

  • Ndjesi e sikletshme në gjoks
  • Dhimbje në pjesën e sipërme të trupit
  • Ndjenja e ngarkesës në gjoks
  • Puna e përshpejtuar e zemrës
  • Nauze ose djersë të ftohta
  • Marramendje
  • Simptoma të ngjashme me gripin
  • Fytyrë e zbehtë
  • Ndjenja e “kolapsit”

Sipas mjekes, dhimbja në gjoks është simptomë e njohur e sulmit në zemër, por jo gjithmonë është e pranishme, veçanërisht tek femrat. Edhe pse shfaqet si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat, zakonisht shfaqet në periudhën më t] vonshme të jetës në krahasim me sulmet e panikut. Simptomat e sulmit në zemër zgjasin rreth 30 minuta ose më shumë, ndërsa faktorët e rrezikut janë:

  • Pirja e duhanit
  • Presioni i lartë i gjakut
  • Kolesteroli
  • Stresi kronik
  • Aktiviteti jo i mjaftueshëm fizik
.

ÇFARË ËSHTË SULMI I PANIKUT?

“Sulmi i panikut ndodh kur një person përjeton frikë ose siklet të fortë që arrin kulmin brenda disa minutave”, sqaron Prof. Horvich.

Mund të shkaktojë stres, siç është gjatë një prezantimi të rëndësishëm ose pas largimit nga puna. Por, për disa njerëz nuk ka asnjë arsye të qartë pse e përjetojnë këtë.

Këtu janë simptomat:

  • Dhimbje në kraharor
  • Rrahje zemre
  • Djersitje
  • Frymëmarrje e vështirësuar
  • Frika nga vdekja
  • Frika nga humbja e kontrollit
  • Marramendja
  • Të përzierat
  • Ndjesi shpimi gjilpërash

Sipas Prof. Horvich, kjo gjendje është më e zakonshme tek femrat midis moshës 18 dhe 25 vjeç. Tek disa njerëz ndodh vetëm një herë, ndërsa te të tjerët është më e zakonshme. Ndonjëherë personi që ka pësuar sulm paniku vazhdimisht jeton nga frika e përsëritjes së po të njejtit.

Këtu janë disa këshilla se si ta shkurtoni kohëzgjatjen e tij ose ta parandaloni plotësisht atë:

  • Frymëmarrja e thellë
  • Stërvitje e lehtë
  • Bisedoni me miqtë
  • Meditoni
Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close