A1 on: Protestuesit e rrejshëm marrin mëditje nga 1.000 denarë

Qytetarët për  A1. on dëshmojnë se janë paguar mëditje nga 1.000 denarë për të marrë pjesë në protestat para Kuvendit dhe para selisë së LSDM-së.

“ Në redaksinë e A1 janë lajmëruar njerëz të cilët nga frika nuk dëshirojnë të flasin publikisht, por pohojnë se një pjesë e demonstrantëve paguhen me mëditje për të marrë pjesë në protestat para Kuvendit dhe para LSDM-së, dhe për këtë shkak bëhen lista për të vërtetuar se kujt duhet t’i paguhet”, bëri të ditur A1.on. 

Qytetarët dëshmuan se është dashur të vijnë me direktivë partiake dhe se është kontrolluar nëse është përmbushur urdhëri. Një pjesë e personave që protestojnë janë paraqitur në shumë kundër-protesta në rolin e të falimentuarve, bujqve, kultivuesve të duhanit dhe mbështetësve të “Shkupi 2014”. Kush i paguan qytetarët të dalin në kundër-protesta dhe me çfarë para, pyet A1.on/portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button