Bozovcë: Të harruar nga autoritetet lokale, fshati shpejtë po shpërngulet (VIDEO)

Thellë në Malin Sharr, rreth një ore udhëtim nëpër rrugë të asfaltuar të ngushtë me kthesa nga qendra e Tetovës, gjendet fshati Bozovcë. Mirëpo, edhe pse në largësi prej pothuaj njëzet kilometrave nga qyteti, banorët e këtij fshati tipik malor ndihen sikur të shkëputur nga jeta normale e pjesës urbane e komunës Tetovë, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në fshat nuk ka punë, shumë njerëz u shpërngulën dhe ende janë duke u shpërngulur për shkak se rëndë është të jetohet në Bozovcë, kurse të punohet në Tetovë, veçanërisht gjatë dimrit. Rruga në disa vende është në gjendje të keqe, ndonjëherë nuk pastrohet, kurse edhe transporti është i shtrenjtë, thonë fshatarët.

Përveç rrugëve të papastruara, problem i madh për këtë fshat, por edhe ato të rrethinës – Veshallë dhe Brodec është që nuk janë të lidhura me sistemin për grumbullim të mbetjeve në Komunën Tetovë. Secili nga fshatrat ka nga 3 – 4 lokacione ku hidhen mbeturinat nga ekonomitë shtëpiake, që më pas kalbet dhe shpërndahet nga era dhe shirat duke krijuar imazhe të neveritshme në mes të rrethinës së mrekullueshme natyrore.

Shahin Fazlija, para ca kohësh ka migruar nga fshati
Shahin Fazlija, para ca është shpërngulur nga fshati

Prej 160 shtëpive më pare dhe më shumë se 900 banorë sipas regjistrimit të fundit të popullatës nga viti 2002, tani, thonë vazhdimisht jetojnë mezi 40 shtëpi. Shumica janë shpërngulur në Tetovë, por ka edhe jashtë shtetit, veçanërisht të rinjtë, të cilët pastaj më nuk kthehen në vatrat e tyre.

“Shumë e dua fshatin tim dhe Malin Sharr, por edhe unë këtë vjeshtë jam larguar nga Bozovce me familjen, pasi e pashë që në Komunën Tetovë nuk kanë për qëllim të plotësojnë asnjë nga premtimet për Bezovcë, kurse këtu rëndë të jetohet në këtë vend”, thotë Shahin Fazlija, ciceron malor, adhurues i malit dhe banorë i fshatit deri para pak kohe.

Nga ata që kanë mbetur, shkolla e fshatit këtë vit mezi ka mbledhur pesëmbëdhjetë fëmijë. Para portës së shkollës ekipi jonë rreth pasdites u takua me disa mësimdhënës të cilët, pasi përfunduan me mësimet, niseshin për në Tetovë me furgon. Ata çdo ditë udhëtojnë në relacionin Tetovë-Bozovcë dhe mbrapa, për të mbajtur mësim.

Sali Asani, mësues i kimisë në shkollën fillore lokale
Sali Asani, mësues i kimisë në shkollën fillore lokale

“Jo aq kohë më pare shkolla jonë kishte 250 fëmijë, tani janë nga pesë fëmijë në klasë”, thotë Sali Asani, mësimdhënës për kimi, fizikë dhe gjuhë gjermane.

Ambulanca në hyrje të fshatit, e ndërtuar me para të mërgimtarëve të Bozovës, është e zbrazët. Fshatarët thonë që kanë pasur mjek për praktikë të përgjithshëm deri para pesë viteve, por edhe ai është shpërngulur në Tetovë dhe tani për ftohjen më të zakonshme duhet të udhëtojnë deri në qytet, që është e mundimshme dhe kushton para.

Dyqani i fshatit është i vogël dhe në atë shiten artikujt më bazik që u nevojiten familjeve. Për gjithçka tjetër – rrugën nën këmbë dhe në qytet.

“Unë e kam mire këtu dhe unë nuk do të isha shpërngulur për shkak se kam punë, por i kuptoj të rinjtë që largohen, pra edhe fëmijët e mi janë shpërngulur prej këtu” thotë bakallxhiu lokal.

Në kafenenë e fshatit pasdite ka mjaft njerëz. Kafetë makiato dhe espresso është e shijshme, kushton 10 denarë. Jeta në fshat është e lirë, por është e vështirë të sigurohet ekzistencë.

Zhvillimi i turizmit është një nga mundësitë që ky fshat me vendpozitë të mrekullueshme, në afërsi të disa vendeve me bukuri të rrallë natyrore – Leshnica e Poshtme, burimet e lumit Shkumbin, ujëvara e Krivoshisë, liqenet e Karanikollës.

“Na kanë vizituar grupe të huaja turistësh dhe bjeshkatarësh të cilëve vendbanimi im u ka pëlqyer shumë, por nuk e di me çfarë sy shohin në deponitë me hedhurina përreth. Komuna së pari duhet ta zgjidh problemin me grumbullimin e jashtëqitjeve nëse duam turistë në këtë zonë”, thotë Fazliu.

Deri atëherë, në Bozovcë do të mbesin vetëm ata që janë më ngulmues dhe do ta vizitojnë vetëm ata që janë kalimthi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button