RMV, sektori i Agro-biznesit apel për hapjen e laboratorit për farërat e eksportit

Oda e Agro-biznesit pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë në konferencën për media prezantoi rekomandimet për një mbjellje të suksesshme pranverore, ndërsa po ashtu u përqendrua edhe në probleme me të cilat përballet Oda e Agro-biznesit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Odës së Agro-biznesit, Ognen Orovçanec tha se të lashtat e vjeshtës janë në gjendje të mirë. Ai rekomandoi të shkohet me ushqim me plehra të pasura me azot, gjë që është një element i domosdoshëm për rritjen e bimëve.

Ai theksoi se në Maqedoninë e Veriut ka 119 mijë hektarë nën të lashtat vjeshtore nga të cilat 44 mijë hektarë janë me elb dhe 79 mijë hektarë me grurë.

Orovçaniec, duke iu referuar problemeve me të cilat përballet sektori i agro-biznesit, bën thirrje për hapjen e një laboratori të akredituar të cilësisë për farërat e eksportit.

“Maqedonia (e Veriut) nuk ka laborator të akredituar. Këtë vit eksportojmë me leje speciale, patëm problem. Megjithatë kishte fanatizëm dhe ia dolën në pajtim me ministritë e jashtme. Pse? Sepse kemi pasur rendimente më të mira dhe rendimente më të larta”, theksoi Orovçanec, duke shtuar se agro-biznesi kërkon kushte që të mund të punojë.

Oda e Agro-biznesit, po ashtu konstaton se gjatë viteve është evident interesimi i zvogëluar për bujqësinë në Maqedoninë e Veriut, por ajo që është trend pozitiv është eksporti i rritur për prodhimet bujqësore-ushqimore në vitin 2019 në krahasim me vitin 2018.

Goran Gjorgievski, nënkryetar i Odës, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me dëmet nga shfaqja e llojit të ri të koronavirusit “Covid-19” tha se për përcaktimin e dëmeve është e nevojshme të bëhet një analizë e duhur.

“Tashmë kemi dëme në biznes, konkretisht edhe tek unë dhe në kompanitë tjera dhe ato vetëm se rriten dita ditës”, tha Gjorgievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button