Pas dy javëve Ministria e Shëndetësisë e publikoi në shqip vetëm një video për mbrojtje nga virusi korona

Dy javë më parë, Ministria e Shëndetësie e publikoi një video të animuar nga Organizata Botërore e Shëndetit me përshkrim në gjuhën maqedonase e cila ndihmon në parandalimin e infektimit apo shpërndarjes së virusit vdekjeprurës korona. E njëjta u shpërnda sot, pasi që redaksia jonë vazhdimisht kërkoi nga Ministria që edhe qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të informohen në gjuhën e tyre amtare, njofton Portalb.mk.

Ky është materiali i parë i publikuar në shqip. Tjerat publikime lidhur me virusin korona, Ministria e Shëndetësisë ende nuk i ka përkthyer.

Virusi Korona
Kontakte për paraqitje të infektimit nga virusi korona

Redaksia jonë dy javë po kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të gjitha materialet me rekomandime, udhëzime apo masa për parandalimin e virusit vdekjeprurës të cilat i publikon në maqedonisht të përkthehen edhe në shqip, megjithatë një gjë e tillë deri më tani ka mbetur vetëm premtim.

Ministri Filipçe, ashtu sikur edhe zëdhënëset e Ministrisë disa herë kanë thënë që do të përkthehen, megjithatë vazhdimisht po publikohen materiale me rekomandime parandaluese, vetëm në gjuhën maqedonase.

Përveç kësaj, Ministria e Shëndetësisë edhe kumtesat i dërgon vetëm në gjuhën maqedonase.

Për interesin e qytetarëve, redaksia Portalb.mk, sot e përktheu njërin prej materialeve me rekomandime për parandalim të virusit korona – detyrë e cila është e zyrtarëve të Ministrisë të cilët paguhen nga qytetarët, për t’u shërbyer atyre – sidomos në kohën kur më shumë se kurrë ka nevojë për informim të saktë dhe të drejtë.

Masat parandaluese kundër përhapjes së virusit korona, burimi: Ministria e Shëndetësisë
Masat parandaluese kundër përhapjes së virusit korona, burimi: Ministria e Shëndetësisë

E ftojmë Ministrinë që t’i përkthejë materialet, pasi që të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe kanë të drejtë për informim në gjuhën amtare. Plotësisht, e rikujtojmë Ministrinë se tanimë është në fuqi Ligji për Gjuhët, të cilin e votoi edhe partia e ministrit Venko Filipçe.

Aplikacioni “AirCare” dhe Ministria e Shëndetësisë janë duke bashkëpunuar me qëllim që qytetarët t’i mbrojnë dhe t’i informojnë me lajme të sakta lidhur me situatën e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Nëpërmjet këtij aplikacioni, qytetarët mund të marrin informata të sakta dhe zyrtare lidhur me virusin korona, megjithatë edhe këtu janë vetë maqedonisht.

Edhe lista e vendeve me rrezik të ulët dhe të lartë është vetëm maqedonisht.

Ueb-faqja e Ministrisë ka version në shqip, por vetëm formal. Lajmi i fundit në shqip në Ministrinë e Shëndetësisë është më 13 dhjetor, 2017-të.

Ueb-faqja e Ministrisë së Shëndetësisë
Ueb-faqja e Ministrisë së Shëndetësisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button