Në Slloveni 82 persona janë infektuar me koronavirus, urdhër për mbyllje të çerdheve dhe shkollave

Sllovenia nga e hëna me urdhër të Qeverisë i mbyll të gjitha çerdhet dhe shkollat, njofton korrespondenti i MIA-s nga Lubjana, njofton MIA.

Kjo vjen pas informacioneve ende jozyrtare se vetëm gjatë natës janë konfirmuar rreth 30 raste të reja me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i personave të infektuar tani arrin 82.

Autoritetet shëndetësore caktuan edhe konferencë shtypi për disa orë, në të cilën pritet këto shifra të konfirmuara.

Kryeministri, Marjan Sharec në rrjetet sociale shkroi se vendimi për mbylljen e kopshteve dhe shkollave është që të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e virusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button